Edi Rama jep intervistë për RAI3: Qëndrat e emigrantëve ishin kerkesë miqësore nga Giorgia

Në intervistën për Rai3, Edi Rama është pyetur se si lindi ideja për qendrat e emigrantëve.

Kryeministri i Shqipërisë u përgjigj se kjo ide ishte kerkesë miqësore nga Giorgia.

Pyetje: Si lindi ideja për qendrat e emigrantëve? Kush jua propozoi?

Edi Rama: E kam thënë dhe e përsëris. Ka qenë një kërkesë mjaft miqësore nga Giorgia, nëse do ta merrja në konsideratë mundësinë për të bërë diçka bashkë për këtë dhe unë i thashë “pse jo, ta mendojmë”. Pastaj kaluan muaj dhe ajo erdhi në Shqipëri dhe patëm mundësinë ta diskutojmë më gjatë se çfarë mund të bëhej, cila mund të ishte pjesa jonë në këtë gjë dhe pastaj e bëmë.

Pyetje: Nuk mendoni se dëbimi i migrantëve që përpiqen të mbërrijnë në Itali drej Shqipërisë, është një shkelje e të drejtave themelore të njeriut?

Edi Rama:
Kjo është një mënyrë për ta parë gjënë pork a edhe një tjetër mënyrë për ta parë, sepse gjeografia nuk mund të jetë mallkimi i Italisë, që është lënë e vetme për shumë kohë. Në momente dramatike në kohë është braktisur në vetminë e saj, sepse nëse dikush vë këmbë në Itali, vë këmbë në Europë. Pra nuk është një që mbërrin aty dhe Italisë i duhet ta menaxhojë vetë; është dikush që mbërrin në Europë dhe Europa duhet ta menaxhojë së bashku. Për më tepër ka një dispozitiv të rëndësishëm të lëgjislacionit europian, që është rishpërndarja dhe që qartësisht nuk ka funksionuar. Në dëm të Italisë. Ndërkohë ne nuk jemi vend që është pjesë e BE-së, ne jemi pjesë e E-së, pra jemi vend europian dhe gjendemi në anë tjetër të detit nga Italia dhe thjesht kemi marrë përsiper një përgjegjësi si europianë, që ju keni nevojë që në të kontrinbuojmë e të marrim pjesë. Nëse këtë do ta bëntë një vend i BE askush nuk do të kishte thënë gjë, por fakti që Shqipëria nuk është në BE, ngre gjithë këtë zhurmë dhe me pas këtë interpretim, sbujektiv te faktit.


Shtuar 2.06.2024 20:42