Edi Rama: Jam shumë krenar për patronazhistët!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme nga Tirana se është shumë  krenar për patronazhistët.

Edi Rama: Unë kam qenë gjithmonë krenar për ju, por pas asaj që ndodhi dje, unë jam shumë më shumë krenar për ju, jam më shumë se kurrë.

Ata bëjnë çmos që t’ju poshtërojnë e lëndojnë por ka Zot, sepse ata që bënë të gjitha ato kundër jush dolën zhveshur, por jo si unë zhveshur, se ashtu nuk dalin dot ata.

Kur mendoj zhveshur ata…Por dolën zhveshur në të gjithë përmasën e karakterit tuaj kur pa pasur asnjë pikë turpi, pasi e gjithë Shqipëria u trondit nga humbja e një jetë, morën përsipër tu thonë shqiptarëve se ata e kanë një grup të armatosur të shpërndarë kudo.

Unë besoj që sot kush ende nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre, duhet t’i vërë gishtin kokës fort për fëmijët e tij.

 


Shtuar 22.04.2021 19:25