Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kryeministri Edi Rama e ka vendin në burg, pasi kujtoi skandalin me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
Berisha tha para mbledhjes së grupit parlamentar se mazhoranca po kërkon të përjashtojë deputetët e PD nga parlamenti, pasi Rama ka frikë nga prania e tyre.
“McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg. Akti që ka kryer Rama ndaj SHBA-ve dhe Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe kundër sigurisë së SHBA-ve Meriton një ndëshkim ekzemplar. Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e armiqve të pluralizmit, është largimi i tij nga pushteti. Çdo ditë, çdo betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ata për turpin e tyre marrin përsipër të përjashtojnë edhe disa deputetë të tjerë tanët nga Parlamenti sepse nesër Rama pas një muaji vendos të shkojë në sallën e Parlamentit, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë dhe kërkon të na stërpërgjysmojë. Pasi u kthye nga Dubai ku krahas princit të kurorës, takoi edhe ortakun e vëllait të tij Armand Josifin, ka vendosur që të hyjë në Parlament. Kjo përbën një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomaxhorancës së tij. Parlamenti është kthyer në kohën e diktaturës staliniste”, tha Berisha. /albeu.com