Muaji më i nxehtë i verës është këtu dhe ka nisur siç i ka hije përsa i përket temperaturave. 3-4 ditët e para të korrikut do të jenë më të nxehtat. Më pas kemi disa ditë të freskëta, por kjo pas javës së parë.
Ky muaj nis i nxehtë, megjithëse kemi vetëm 1 gradë rritje të vlerave termike, temperaturat janë tashmë mjaft të larta në territor, përjashtuar ato të mëngjesit. Në zonat malore mëngjesi i sotëm është mjaft i freskët, ku vlera minimale është 14°C. Ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare termometri luhatet 18-24 gradë celcius vlera minimale.
Në mesditë kemi një rritje të lehtë të vlerave termike krahasuar me një ditë më parë. Kemi 38°C max në rang territori. Rreshjet e karakterit lokal do të shfaqen sërish në zonat lindore dhe juglindore.
Dita e somte nis e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Meteorologia Tanja Porja ben me dije se për tre ditët në vijin mbetemi në kushtet termike mjaft të nxehta. Kjo kryesisht në orët e mesditës. Mëngjeset nuk sjellin ndryshime të mëdha. Në mesditë presim nesër një rritje me 1 gradë, dhe kjo rritje vazhdon edhe gjatë ditës së diel për të arritur në 40 gradë celcius./albeu.com/