Edhe Rinasi i takon Tiranës? Lutfi Dervishi ironizon Reformën Territoriale të PS: Krutanët të mbajnë zhurmat dhe ndotjen, paratë kryeqyteti

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka reaguar me ironi ndaj ndryshimeve të propozuara nga Partia Socialiste, në kuadër të Reformës Territoriale, ku parashikohet shkrirja e disa bashkive dhe kalimi i menaxhimit të tyre tek bashki më të mëdha fqinje.

Dervishi ka ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e aeroportit të Rinasit në territorin e Bashkisë së Tiranës, duke e krahasuar me praktikat e ndjekura në vende të tjera europiane.

Të lidhura

None found

“Aeroporti i Brukselit është në komunën Zaventem. Aeroporti i Beogradit është në komunën Surçin. Aeroporti i Romës është në komunën Fiumicino. Nuk është rastësi sepse kudo ku ndodhet aeroporti, përfiton edhe komuniteti që e ka në territorin e vet”, shprehet analisti.

Ai ka ngritur shqetësimin se Bashkia e Krujës që e ka aktualisht njësinë e Rinasit në administrim mund të humbasë përfitimet ekonomike dhe do i mbetet vetë zhurma, ndotja dhe rreziku.

“Komuniteti të paktën le të mbajë aeroportin që ka në territorin e vet. Apo logjika është tjetër: banorët të marrin zhurmën, ndotjen dhe rrezikun, ndërsa të ardhurat që gjeneron aeroporti të fluturojnë diku tjetër? Në fund të fundit, thelbi i një reforme territoriale është që: komuniteti të përfitojë nga pasuritë dhe asetet që ndodhen në territorin e tij, jo vetëm të mbajë kostot e tyre”, shkuan Dervishi.

 


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetbetparkultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetwettseitenAnkara escortcasibomjojobetjojobetbetciocasibom girişSportwettenAnkara escortbetparkbetparkilbetilbetjojobetjojobet giriş