Edhe presidenti Begaj përfiton nga rritja e pagave, 1.7 milionë lekë më shumë për kreun e shtetit

Shumë kategori profesionesh do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për rritjen e pagave, sidomos duke mbajtur parasysh situatën e vështirë ekonomike dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve.

Por duket se ai që do të përfitojë më shumë nuk është njëprofesion i caktuar, por pikërisht Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pasi kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i rrisë rrogën me 1.7 mln lekë.

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se pasmiratimit të  projektligjit për pagat, niveli i pagës të Presidentit shkon 425 mijë lekë.

“Elementët specifikë të rritjes së pagave do të detajohen me VKM në ligjin që sapo miratuam ne kemi miratuar një rritje të qenësishme të pagës së Presidentit të Republikës niveli i pagës të së cilit shkon 425 mijë lekë dhe gjithashtu kemi rishikuar hierarkinë e të gjithë institucioneve të pavarura duke krijuar një barazi ndërmjet tyre. E gjithë administrata publike do të ketë në harkun kohor të dy viteve 22% -61% e cila është e përshkallëzuar në bazë të pozicioneve me logjikën e krijimit të një hierarkie të pastër dhe të duhur”, deklaroi Ibrahimaj.

Paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 257 mijë lekë.

 


Shtuar 7.04.2023 12:18