Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me porosinë për vrasjen e dy personave në qytetin e Durrësit.
Gazetari Elton Qyno u shpreh se polici Flamur Bejko ka kontraktuar 2 vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona në Durrës me të cilët ai ka pasur konflikt në ambientet e burgut.
Gazetari tha se gjithçka ka nisur në burg ku polici u kalonte drogë kundrejt pagesë vëllezërve, por më pas janë konfliktuar për pagesën.
“Polici Flamur Bejko ka kontraktuar 2 vëllezërit Beqiraj për të vrarë 2 persona në Durrës me të cilët ai ka pasur konflikt në ambientet e burgut.
Bëhet fjalë për një ngjarje ku efekti i burgjeve ka qenë i përfshirë në tregtinë e lëndëve narkotike në burg dhe furnizonte njëri nga vëllezërit Zotkaj dhe kërkonte para. Kur nuk është paguar është konfliktuar me njërin nga vëllezërit.
Konflikti ka vazhduar edhe pas daljes nga burgu dhe janë konfliktuar fizikisht. Në një ngjarje ai ka qëlluar edhe në ajër me pistoletë, ndërsa vëllezërit Zotaj i kanë marrë edhe armën e shërbimit dhe më pas e kanë dorëzuar në polici dhe duke e raportuar si konflikt mes tyre.
Polici Flamur Bejko është kushëri edhe me njërin nga drejtuesit e një grupi kriminale në Shijak dhe ka porositur për vrasjen e vëllezërve Zotaj për tu hakmarrë”, tha Qyno.