“E zgjidh me kanun”/ Reagimi i babait të Selinës, përgjigjet vëllai i Rogertit

Vëllai i Rogertit, Xhuljo, ka reaguar pas deklaratës së babait të Selinës, lidhur me debatet e vazhdueshme mes dy banorëve brenda BBV5.

“Përmes ju i çoj fjalë, babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve që kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e vajzës. Kaq kisha për këtë Rogertin unë”-ishte mesazhi i babait të Selinës në Fan Club pak ditë më parë.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, vëllai i Rogertit tha se do ishte më mirë që të telefononte familjen, sesa të jepte deklarata të tilla publike, duke theksuar se komunikimi i drejtpërdrejtë do të shmangte keqkuptimet.

“Do ishte mirë të fliste privatisht, jo në televizor. Rrugët i ka të hapura, por ne nuk duam konflikt. Mund ta marrë babain në telefon kur të dojë dhe të flasin, të bien dakord. Më mirë të qetësohen, aty brenda ndodhin edhe gjëra të bukura, qeshin me njëri-tjetrin, bëjnë edhe shaka. Ne e ndjekim Rogertin, duhet më mirë të qetësohemi dhe t’i lëmë gjërat nga jashtë, se nuk ia vlejnë. Rogerti po luan lojën e vet si të tjerët. Unë kur hyra i thashë bëni lojë më të bukur. Edhe Rogertit ia kanë përmendur djalin dhe duhet t’u vijë turp, por është loja e tyre”-tha vëllai i Rogertit.


Shtuar 17.03.2026 16:58