EMRI/ E zë korrenti ndërsa po shtrinte kabllorin, humb jetën 34-vjeçari në Mirditë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë. Një 34-vjeçar i identifiluar si Aurel Dedaj ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ndërsa ishte duke shtrirë një kalbllor. Në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në komisariat, administratori i kompanisë për të cilën punonte i riu.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë  dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë,  i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 11.07.2021 18:33