Gjurmët bilogjike të gjetura në banesën ku u qëllua me snajper Kastriot Reçi nuk përputhen me atë të efektivit të Renea Ramel Radës.
Laboratori i Policisë së Shtetit ka nxjerr përgjigjën, duke dalë në përfundim se ish-oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Reçit, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.
Radës dhe mikut të tij, Elton Hithi, iu morën kampionët e ADN-së, me kërkesë të Porkurorisë së Lezhës, kërkesë e cila u pranua edhe nga gjykata.
Bëhet me dije se tashmë përgjigjet e laboratorit do administrohen në fashikijt hetimor të vrasjes së bujshme të Kastriot Reçit, I cili u qëllua nga 150 m distance nga kati I 5 i një pallati në kohën, kur sapo u nda nga një e njohura e tij dhe po shkonte drejt lokalit, që ndodhet në qender të Rrëshenit./albeu.com