Një ngjarje e rëndë ndoshi ditën e djeshme në Kosovë, ku ndodhi një sulm aksidental me armë zjarri.
Për pasojë mbeti i vdekur një efektiv policie në moshë fare të re. Ai u vra nga kolegu i tij në mënyrë aksidentale.
F.K qëlloi padashje Lirim Haxhollin i cili nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra nga arma dhe ndërroi jetë në Emergjencën e QKUK-së.
Familjarët e tij kanë njoftuar ditën e sotme se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e kryeqytetit në Dragodan.
Me anë të një postimi prekës në rrjetet sociale, motra e Haxhollit ka përlotur shumë persona
“O shpirti jem, o drita e syve te mi ma këpute shpirtin. Pusho në paqe! Me pikëllim lajmërojmë miqtë dhe dashamirët që në moshën 27-vjeçare, pas një incidenti tragjik, ndërroi jetë më i dashuri dhe më i shtrenjti jonë Lirim Idriz Haxholli!”, shkruhet në postimin e saj./albeu.com/