E vranë teksa po lëvizte me makinë, si ndodhi atentati ndaj Bardhok Pllanajt (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme qyteti i Shkodrës u trondit nga një atentat mafioz ndaj Bardhok Pllanajt.

46 vjeçari u vra me kallanikov brenda makinës së tij ndërsa arma u gjet brenda një makine të djegur vetëm pak metra larg vendngjarjes, siç ndodh tashmë rëndomë në atentatet në Shqipëri.

Pllanaj u vu në qendër të ciklonit politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi Bardhok Pllanaj rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  /albeu.com/

Shtuar 4.04.2021 10:04