E vetmja burrneshë në Malësinë e Madhe! Historia e pazakontë e 55-vjeçares (VIDEO)

Ajo quhet Gjustina Grishaj, por askush nuk e njeh me këtë emër. 55-vjeçarja ka hequr dorë nga gjinia e saj e u betua për virgjëri të përjetshme kur ishte 23 vjeç e vendosi të merrte të gjithë veçoritë që karakterizon një burrë  në një kohë patriarkale kur gruaja trajtohej si pronë e burrit.

E me dëshirën e saj ajo u kthye një burrneshë.

Ajo është burrnesha e vetme e mbetur në Malësi të Madhe dhe vazhdon beson te zgjedhja e saj.

As zemrën as mendjen nuk e ka sprovuar me ndjenjat e dashurisë për dikë të veçantë, por për të dashuria është më universale. Edhe pse familja për Dunin është më e rëndësishmja, ajo nuk preferoi ta krijojë vetë një familje të saj!/ TCH


Shtuar 3.07.2021 20:18