E trishtë! Zjarri djeg banesën në Vlorë bashkë me 55 vjeçarin brenda

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga zjarri.

Si pasojë e flakëve, një 55-vjeçar ka humbur jetën.

Gj. B raportohet se jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja” dhe ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 6:20.

Sipas policisë 55-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.

Njoftimi i policisë:

Vlorë- Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjec, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit./albeu.com/


Shtuar 13.01.2022 09:00