Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare legjenda e vlojebollit shqiptar, Vangjel Koja. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, trajneri i ekipit të vajzave të volejbollit Orlando Koja.
Vangjel Koja, e ka nisur karrierën si atlet, me pas si basketbollist dhe volejbollist duke u bërë trajner i skuadrës së Dinamos në volejboll për meshkuj.
Ai i ka dhënë shumë këtij ekipi, duke fituar disa tituj kampion dhe duke lënë gjurmë edhe në kompeticione europiane.
Pasionin për volejbollin Vangjeli ia trashëgoi edhe djalit të tij Orlandos, i cili edhe sot po nderon emrin e babait të tij.
Homazhet do të mbahen këtë paradite në kishën e Shën Sotirit, e më pas do t`i jepet lamtumira e fundit legjendës së volejbollit shqiptar.