E trishtë, humb jetën ish-ushtari i UÇK-së

Ditën e sotme, zyrtari policor nga Mitrovica, Naim Xhafa, pas një sëmundje ka humbur jetën.

I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së në luftën për çlirim e pas luftës, ku i shërbeu vendit si polic i Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij, e bëri të ditur i afërmi Gëzim Barja.

Familja ka thënë se për vendin dhe kohën e varrimit, do të ketë informim me kohë.


Shtuar 9.03.2024 13:38