E theri në shtëpi pas sherrit, kjo është nusja dhe vjehrra e krimit makabër në Dibër (FOTO LAJM)

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e sotme në Dibër, Maqellarë. Një nuse e moshës 44-vjeçare dhe nënë e 3 fëmijëve qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj duke i marrë jetën.

Burimet bëjnë me dije se sherri mes tyre  nisi për motive banale ndërsa më herët  74-vjeçarja kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve për nusen duke kërkuar urdhër-mbrojtjeje.

Debati mes tyre degradoi derisa Miranda e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i pajetë u gjet nga djali i viktimës 6 orë pas ngjarjes. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve të mitur. /albeu.com/

 


Shtuar 11.04.2021 13:13