Alda Klosi, ish-zyrtarja e kryeministrisë do të dalë sot para Gjykatës së Tiranës ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.
Klosi u arrestua më 4 shkurt, por vetëm disa orë pas arrestimit përfundoi në spital për shkak të problemve shëndetësore që shfaqi.
Aktualisht ndodhet në spital ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë.
Seanca pritet të fillojë n orën 10:30.
Ndërkohë, dje u mor në pyetje dhe pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash në banesën e Klosit, ndonëse ajo më vonë pohoi se ish-zyrtarja ia kishte kërkuar që t’i ruante në banesën e saj.
Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.
Si dështoi plani djallëzor i Alda Klosit për paratë dhe burrin, “tradhtia” e vajzës dhe roli i fqinjëve
Rozeta Dobi nuk do ta kishte menduar kurrë se do të ishte kaq e rëndësishme dhe po aq shumë e përfolur sa sot kur nisin “karrierën” e saj si pastruesja e preferuar e drejtorëve të rendësishëm të qeverisë si edhe personazheve të tjerë që bëjnë një jetë luksi në Tiranë kryesisht prej lidhjeve të errëta mes pushtetit dhe krimit.
Sot, ajo, pikërisht Rozeta Dobi, edhe pse thjesht pastruese, është një as në duart e prokurorisë, e cila mund të gozhdojë shumë personazhe të njohur nëse do të jetë vërtetë e interesuar të zbërthejë ndonjë prej linjave të korrupsionit madhor në nivele ministrash.
Pasi i pastroi shtëpinë për disa vite, Dobi do t’i bentë edhe shërbimin e fundit “shefes” së saj, të pasuruar shpejt, duke i fshehur paratë që siç tha ajo, “vinin me çanta” në shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri dhe ministrinë e Financave.
Plani me dy objektiva
Siç duket edhe nga dëshmitë e siguruara nga Albeu.com, plani djallëzor ishte hartuar nga vetë Alda Klosi, e cila po ndjente presionin e qeverisë të cilës i kishte shërbyer më parë në pozicione drejtuese, por edhe të drejtësisë.
Toka filloi të “nxehej” për Klosin menjëherë pasi Rama shiti ish-shefin e saj Ahmetaj duke nxitur aktorë proqeveritare në sferën publike që ta sulmonin.
Lexoni KETU gjithcka mbi Alda Klosin
Pasi nuhati rrezikun prej firmave që kishte hedhur dhe prej faktit se tashmë “shefi i madh”, pra Rama, nuk po i mbronte më, Klosi thuri planin e saj që kishte dy objektiva:
-Heqjen e çantave me para nga shtëpia për një kohë të caktuar deri sa të kalonte furtuna ndaj Ahmetajt, prej frikës së mund t’i bënin një kontroll në shtëpi;
-Heqjen qafe të një bashkëshorti problematik sipas saj duke e akuzuar për vjedhje.
Rol kryesor në këtë plan do të kshte Rozeta Dobi, e cila kishte edhe planin e saj, pasi priste të shpërblehej për shërbimin e bërë krahas faktit se nuk dihej si do të shkonin gjërat deri në fund dhe mund t’i mbetej një pjesë e parave.
Ashtu siç ishte udhëzuar nga Klosi, Dobi shkoi te shtëpia e saj dhe mori aty rreth 500 mijë euro para dhe bizhuteri duke e kthyer edhe shtëpinë përmbys për të krijuar alibinë e vjedhjes, me qëllim që më pas Klosi të akuzonte bashkëshortin e saj.
Deri këtu gjërat shkruan sipas planit, por diçka krejt e parendësishme në dukje, që nuk e kishi planifikuar, u prishi gjithçka.
Roli i fqinjëve dhe si u prish plani
Siç mëson AlbEu.com, pak orë pasi Rozeta Dobi kishte dalë nga shtëpia e Klosit me çantat me para sipas porosisë së saj, në shtëpi shkon vajza e Alda Klosit, e cila nuk dintne çfarë kishin thurur nëna dhe pastruesja. Përballë një dere të hapur, një shtëpie të shkatërruar dhe bindjes së aty kishte ndodhur një vjedhje e vërtetë, ajo del duke qarë nga banesa duke njoftuar nënën.
Ndërkohë, të pranishëm në pallat, fqinjët shqetësohen dhe njoftojnë policinë për ngjarjen duke thënë se dyshohet se ka ndodhur një vjedhje. Në shtëpinë e Klosit mbërrijnë njëkohësisht kjo e fundit dhe policia, e cila nis këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe veprimet e zakonshme kur bëhet fjalë për vjedhje.
E “tradhtoi” vajza
E “tradhtuar” nga pafajësia e vajzës dhe gatishmëria e fqinjëve për të ndihmuar një fëmijë duke qarë, Klosi pa se po i dilte situata nga duart, megjithatë vijoi rolin duke bërë një padi për vjedhje. Me të drejtë, policia vijon procedurat dhe zbulon se në shtëpi kishte hyrë Rozeta Dobi.
Pas arrestimit dhe kontrollit në shtëpi asaj i gjejnë një shumë parash, ndërsa duke përgjuar bisedën mes saj dhe të birit në komisariat zbulohet edhe shuma tjetër krahas bizhuterive, të cilat në total arrijnë në rreth 500 mijë euro.
“Omerta” e Rozeta Dobit
Fill pas kësaj, Rozeta Dobi dhe i biri mbajtën në paraburgim për një kohë më të gjatë se një muaj, periudhë gjatë së cilës ajo ruajti sekretin. Por situata u kishte dalë nga duart dhe pa se ajo po vuante pasojat, kurse Alda Klosi, që kishte thurur planin ishte jashtë. Këtu kishte pika e thyerjes së Rozeta Dobit, duke treguar gjithçka.
Fill pas kësaj deklarate erdhi edhe arrestimi i Alda Klosit, mbrëmjen e djeshme, e cila tashmë duhet të japë llogari për origjinën e çantave me para.
Kjo është e shpjeguar thjeshtë historia klasike e një drejtoreshe që vjedh dhe më pas i del situata nga duart. Sa të tilla ka në administratë…, të cilat ende nuk kanë humbur besimin e “shefit të madh” ! /albeu.com