E sheh Bashën fitues në garën mes demokratëve, Balla: Fillojmë përgatitjen për mandatin e katërt!

Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një deklaratë për medie tha se nga nesër që mbahet Kongresi i partisë, fillon përgatitja për mandatin e 4 të kësaj force politike. Duke theksuar se prej shtatorit do të krijohet një dialog i ri politik me opozitën, Balla tha se sipas tij duket se kryedemokrati Lulzim Basha do të zgjidhet sërish në krye të PD.

“15 janari i vitit 2022 për të garnatuar se në pranverën  e vitit 2022 e gjithë struktura e PS ti përgjigjet pritshëmrisë së kryetarit Rama dhe të gjithë kolegëve të tjerë që kemi nderin të jemi drejtues rajonalë të PS në përgatitje te zgjedhejve vendore 2023.  Nesër mblidhet organizmi më i rëndësishëm siç është kongresi. Fazë pas faze, do jetë gjithçka, aty do jemi të gjithë . Nesër ne socialistët kemi festë, pjesën e parë jo si festë por si rikujtim i të gjithë vlerave personaliteteve të gjithë atyre që kontribuan në krijimin e kësaj force politike. Kemi vetëm kontribute pozitive në rrugëtimin europian.

Nesër ka peshë dhe fjala e zotit Rama. Prej sot fillojmë përgatitjen tonë prej sot për të fituar mandatin e 4. Një parti politike si e jona hyn në çdo palë zgjedhje për të fituar, fokusi do jetë te programi qeverisës dhe reformat, rishprehja e vullnetit për një frymë të re politike prej shtatorit. Të krijojmë një dialog konstruktiv në dobi ntë interesave të vendit. 2021 është i rëndësishëm, brenda këtij viti do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Frymë të re dhe komunikim të ri me opozitën.

Ne në shtator duhet që në legjislaturën e re të kuvendit do kemi mundësi  të krijojmë mundësi të reja komunikimi.  Kemi dakordësi me PD, kujtoj disa refoma, edhe Basha mesa duket do rizgjidhet nesër, prapë do të ulemi në tavolinë që ti çojmë para reformat. Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit të ngremë komunikim të ri”, tha Balla.


Shtuar 11.06.2021 11:32