Luigj Marku, shqiptari nga Lezha që jeton në Irlandë, i cili është bërë i famshëm në rrjetin social TikTok pasi prej kohësh poston video me mesazhe radikale dhe ekstremiste.
Personazhi ekstremist fetar i rrjeteve sociale, u rrah para pak ditësh live në një park të Dublinit teksa po filmonte një video live në TikTok.
Imazhi i personit që e rrahu u pasqyrua në xhamin e syzeve të tij. Teksa fotoja e Gashit u bë virale në rrjetet sociale, ai mohoi ngjarjen.
Të afërm të Luigj Markut kanë reaguar në rrjetet sociale mbi dhunën që ushtruan ndaj tij duke thënë se i kanë prerë hundën.
“Tash ç’a u bo? E kapën e neutralizun, e gjuajtën në makinë e çunë në hije të një peme. E majtën keq, i kanë pre hunën. I kanë ra keq këtu e kanë pre në faqe, i kanë fut i plumb në kofshë. Se ky ka qenë sakat…”,-ka deklaruar miku i vëllait të Markut në një video në TikTok.