Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet. Një grua është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj, te rruga e Kavajës.
Burime nga policia konfirmojnë se në trupin e gruas janë konstatuar plagë të shkaktuara nga thika.
Policia dyshon se gruaja mund të jetë vrarë nga motra e saj gjatë një debati e sipër.
Motra e viktimës është arrestuar disa orë pas ngjarjes, ndërsa të afërm të tjerë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.
Trupi i gruas u gjet i pajetë në banesë pasditen e së shtunës (2 shtator), po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.
Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia konstatoi se gruaja kishte humbur jetën për shkak të plagëve që kishte në trup.
Sipas burimeve, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në debat e sipër mes dy motrave./Albeu.com.