E RËNDË/ Vdes minatori në Bulqizë

Një aksident me pasoja vdekje është regjistruar sot në një minierë në Bulqizë. Mësohet se një masiv gurësh ka zënë poshtë 27-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Eldi Alla 27 vjeç ka qenë duke bërë kontrollin e Galerisë, kur është shembur një masiv shkëmbor duke i shkaktuar vdekjen. Sipas minatorëve është shembur “katrorja” një emërtim i kollonës së sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në nivelin e 18, teksa 27 vjeçari ka qenë duke kryet kontrollin e galerisë.


Shtuar 28.05.2021 20:25

Tags: ,