E rëndë, shoferi i dehur përplaset me dyqanin, 4 të vdekur dhe nëntë të plagosur (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Long Island, në SHBA ku si pasojë e një aksidenti të rëndë katër persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një shofer në gjendje të dehur dhe me shpejtësi marramendëse, është përplasur me një dyqan, duke vrarë një oficere policie jashtë detyrës dhe 3 persona të tjerë.

Gjithashtu sipas informacioneve, nëntë persona kanë mbetur të plagosur.

Automjeti drejtuar nga shoferi i dehur, Steven Swaley, pasi ka kaluar një bordurë, ka fluturuar në ajër, duke u përplasur më pas në dyqanin Hawaii Nail & Spa në Deer Park.

Siç raporton nypost, incidenti vrau oficeren jashtë detyrës, Emilia Rennhack, 31-vjeç dhe tre gra të tjera, të moshave 37, 40 dhe 41-vjeç.

Ndërsa një vajzë 12-vjeçare ishte mes të plagosurve.


Shtuar 11.07.2024 13:38