E rëndë, sherr me thika në shkollë, plagoset një nxënës

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Shkollën Teknike në Zhelenzik të Serbisë.

Disa adoleshentë janë përfshirë në sherr dhe si rezultat është plagosur me thikë njëri prej tyre.

Ai është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë. Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Një nxënës nga shkolla jonë është plagosur. Policia aktualisht është në shkollë, po kryhet një hetim,” njoftoi shkolla përmes një deklarate për mediat.


Shtuar 23.11.2023 15:52