Një 25-vjeçar në Mottola, në zonën e Tarants, ka rënë në prangat e policisë italiane.
Ai abuzonte me xhaxhain e tij me probleme mendore, i filmonte videot dhe i postonte në internet.
Në një video që u bë virale, i riu shfaqej duke rrahur me bastun një person me probleme të dukshme psikike.
Hetuesit me anë të analizave të pamjes kanë mundur të identifikojnë sulmuesin dhe viktimën.
Kur karabinierët shkuan në shtëpinë ku kishte ndodhur ngjarja gjetën 57-vjeçarin të mbyllur në një dhomë, pa ujë dhe pa pasur mundësi të dilte.
Brenda dhomës karabinierët gjetën dhe sekuestruan një kamera të vogël të pajisur me Ëifi si dhe bastunin me të cilin ishte rrahur 57-vjeçari.
Viktima është shpëtuar dhe është transportuar në spital.
Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por në trup janë konstatuar të nxira të ndryshme.
Sakaq, nipi, i identifikuar si autori i dyshuar i dhunës së paraqitur në video, u arrestua me akuzën e keqtrajtimit familjar dhe rrëmbimit.