E RËNDË/ Reperi i njohur qëllohet me armë zjarri dhe ndërron jetë (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur teksa reperi i njohur për bashkëpunimet e tij me Drake, The Weeknd dhe artistë të tjerë, Trouble është qëlluar me armë zjarri, si pasojë e të cilës e ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën në mëngjes në një apartament në periferi të Atlantas.
Bëhet me dije gjithashtu se reperi ishte për vizitë në shtëpinë e një vajze.

Kjo e fundit thuhet se kishte një njohje me autorin, i cili qëlloi reperin në gjoks. Ai u transportua në spital nga ekipet emergjente, ku më pas ndërroi jetë.

Hetuesit e qarkut Rockdale kanë bërë të ditur se kanë marrë një urdhër për arrestimin e Jamichael Jones me akuzat për vrasje, hyrje me dhunë në shtëpi dhe sulm të rëndë, por ai është ende në kërkim.

Trouble u shfaq në skenën e repit në vitin 2011 me hitin “December 17th”, ndërsa në vitin 2018 publikoi albumin e tij kryesor, “Edgewood”, ku përfshihen emra botërorë, si Drake, The ëeeknd, Offset, Fetty Wap, etj./albeu.com/