E RËNDË/ Nisin ekzekutimet në Afganistan, trupat e pajetë të katër burrave varen nëpër vinça (FOTO LAJM)

Talebanët kanë nisur ekzekutimet e tmerrshmë në radhët e kundërshtarëve të tyre.

Ata kanë nisur varjen e trupave të pajetë të disa personave në katër vinça të dnryshëm.

Kujtojmë se dje një zyrtar taleban i parapriu diçkaje të tillë, kur tha se do të nisin ekzekutimet dhe prerjet e duarve në përputhje me ligjin islamik.

Mediat shkruajnë se burrat u vranë në një përleshje me armë pas dyshimeve se rrëmbyen një biznesmen dhe djalin e tij. Vendasit treguan se katër trupa u sollën në shesh, njëri u var në vinc dhe tre trupat e tjerë u zhvendosën në sheshe të tjera në qytet, në mënyrë që qytetarët ti shihnin. Zëvendësguvernatori i Heratit, Maulëai Shair, tha se shfaqja e trupave ishte bërë për të penguar rrëmbimet e mëtejshme.

Imazhet grafike të shpërndara në mediat sociale tregojnë trupa të përgjakur në pjesën e pasme të një kamioni me një vinç që ngrinte lart trupin e një burri. Në një video tregohej turpi i një tjetër burri që kishte të shkruar në gjoks “Rrëmbyesit do të ndëshkohen kështu”.

Që nga marrja e pushtetit në Afganistan më 15 gusht, talebanët kanë premtuar një formë më të butë të sundimit sesa në mandatin e tyre të mëparshëm, por tashmë ka pasur raporte të shumta për abuzime të të drejtave të njeriut të kryera në të gjithë vendin. Ish-shefi famëkeq i policisë fetare Mullah Nooruddin Turabi, tani përgjegjës për burgjet, tha të enjten se në Afganistan do të fillojnë dënimet ekstreme si ekzekutimet dhe prerjet e duarve, pasi janë të nevojshme për sigurinë e vendit./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 22:17