E rëndë, nëna vret dy foshnjat e saj të sapolindura

Policia në Korenë e Jugut ka lëshuar urdhër-arresti për një grua e cila akuzohet për vrasjen e dy të porsalindurve të saj dhe mbajtjen e trupave të tyre në frigorifer për vite me radhë.

Një zyrtar i policisë provinciale Gyeonggi Nambu tha për CNN se gruaja, rreth të 30-ave, kishte pranuar vrasjen e foshnjave dhe tha se ajo e bëri këtë sepse u përball me vështirësi ekonomike dhe nuk mund të kujdesej për tre fëmijët e saj të tjerë, të moshës 12, 10 dhe 8 vjeç.

Të porsalindurit ishin vetëm një ditë kur vdiqën, shtoi zyrtari.

Policia pretendon se ajo e mbyti vajzën një ditë pas lindjes dhe e vendosi trupin në frigoriferin e shtëpisë së saj. Ajo akuzohet se ka bërë të njëjtën gjë me fëmijën e saj të pestë, një djalë i lindur në nëntor 2019.

Burritt ë saj i kishin thënë se dy fëmijët ishin abortuar dhe për këtë arsye nuk e dinte për vrasjet e supozuara, sipas policisë.

Rasti doli në dritë në maj kur Bordi i Auditimit dhe Inspektimit i qeverisë zbuloi se lindjet e foshnjave nuk ishin regjistruar kurrë zyrtarisht, megjithëse kishte një regjistrim të lindjeve të tyre në spital.

Bordi më pas njoftoi Suwon City Hal, qeverinë bashkiake, e cila kërkoi një hetim policor pasi nëna refuzoi një inspektim në vend.

Më 21 qershor, policia ka kryer një operacion kontrolli dhe sekuestrimi në shtëpinë e gruas, gjatë të cilit ajo ka pranuar vrasjet, thotë policia.

Gruaja do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore të urdhër-arrestit të premten.

/Albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 14:57