E rëndë në Vlorë, gjendet i pajetë një i moshuar në rrugë

Foto ilustruese

Pasditen e së martës një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në anë të rrugës në Dukat-Fushë të Vlorës.

Sipas policisë dyshohet si ngjarje aksidentale.

Njoftim policie

Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.

Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.


Shtuar 27.09.2022 18:18