E rëndë në Vlorë/ E shtypi freza që punon tokën, 5-vjeçari në gjendje të rëndë te “Trauma”, familjarët apel për ndihmë: Na duhet gjak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 5-vjeçar është shtypur nga freza që punon tokën. Erik Aliraj, është nisur me urgjencë në Tiranë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Familjarët bëjnë thirrje për ndihmë, pasi tek Trauma ka mungesë të gjakut.

Mësohet se 5-vjeçari ka humbur shumë gjak.

Shoqata e Infermierëve ka shpërndarë njoftimin, duke lënë edhe një numër kontakti.

Njoftimi:

“URGJENTE:

Erik Aliraj 5-vjeç është shtypur nga freza që punon tokën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë. I mituri është nisur me urgjencë për në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Ai ka humbur sasi të mëdha gjaku. Familjarët e tij kanë bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar jetën e vogëlushit të tyre pasi tek Trauma ka mungesë gjaku.

Kushdo që dëshiron t’i shpëtojë jetën të miturit mund të dhurojë në spital, grupi nuk ka rëndësi. NUMRI I FAMILJARËVE: +355 69 858 1658”, thuhet një njoftim.


Shtuar 24.01.2024 11:30