E rëndë në Vlorë, 34-vjeçari va*et në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Vlorë, ku një i ri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Viktima është shtetasi M. V., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili është vetëvarur në oborrin e banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”. Dyshohet se ai e ka marrë aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 4.12.2024 16:42

Tags: ,