Një 60-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë, pasi është dëmtuar nga pakujdesia nga guri fresibël në banesën e tij.
Policia thekson se pavarësisht ndihmës mjekësore, 60-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
“Më datë 16.02.2026, është dërguar nga familjarët, në spital, shtetasi A. R., 60 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar nga pakujdesia, me gur fresibël, në banesë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
