E rëndë në Tiranë, ndërron jetë në spital foshnja 8 muajshe

Një foshnjë 8 muajshe ka ndërruar jetë në spital, në Tiranë.

Sipas raportimeve të para, mësohet se prindërit e foshnjes kanë bërë denoncim në Prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë.

Foshnja nga fshati Grudë e Shkodrës ishte shtruar pas një problemi me zemrën dhe duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më pas spitali i Shkodrës e ka dërguar në Tiranë. Në spitalin e fëmijëve në Tiranë, foshnja është intubuar, por nuk ia ka dalë.

Pas denoncimit të prindërve, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të fëmijës.