E rëndë në Tiranë! Gruaja hedh fishekët në plehra, shpërthejnë nga nxehtësia e plagosin nënë e bijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku janë plagosur nënë e bijë.

Në lagjen “Gjergj Legisi”, një 33-vjeçare ka hedhur në një bidon plastik një sasi municionesh në kazanët e plehrave. Nga temperatura e lartë, fishekët kanë shpërthyer dhe kanë plagosur një grua së bashku me vajzën 7-vjeçare.

Policia ka bërë të mundur procedimin e shtetases M.B, 33-vjeçe.

NJOFTIMI:

Më datë 28.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, ka hedhur një bidon plastik me një sasi municioni (fishekë), në kazanët e mbetjeve të riciklueshme. Për shkak të temperaturës së lartë, kanë shpërthyer disa fishekë, duke dëmtuar lehtë M. B. dhe vajzën e saj të mitur 7 vjeçe, banuese në Tiranë.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.06.2021 13:40