Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Selvisë në Tiranë, ku dy vajza nga Ukraina janë gjetur të vdekura.
Sipas hetimeve paraprake, raportohet dyshohet se vajzat kanë ndërruar jetë nga mbidoza.
Sakaq, pritet një reagim nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25-vjeçe dhe A. L., 40-vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën, për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore, të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.