Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku sipas informacioneve policore, një 53-vjeçar ka tentuar t`i japë fund jetës, duke u lyer me benzinë.
Sipas Policisë, 53-vjeçari, dyshohet se ka qënë në gjendje të dehur dhe i ka vënë flakën vetes, por është konstatuar nga familjarët dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
“Shtetasi F. P., 53-vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëdjegur me benzinë, në banesë. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
