Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Pranë Casa Italia një grua, 40 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com