E rëndë në Shkodër/ Plagosje brenda Poliklinikës, i plagosuri i nënshtrohet operacionit

Gjatë ditës së sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti fizik.

Sipas informacioneve paraprake, sherri mes palëve ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës, duke lënë të lënduar njërin prej personave të përfshirë.

Të lidhura

None found

Mësohet se, i plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, burime nga spitali bëjnë me dije se i dëmtuari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatmirësisht goditjet me thikë nuk kanë prekur organet jetësore dhe pas trajtimit mjekësor, gjendja e tij është stabilizuar.

Bëhet me dije se, forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij konflikti.


Shtuar 16.07.2026 13:36

MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet