Një 49-vjeçar nga Shkodra, është rrëzuar nga çatia, teksa po kryente punime në shtëpinë e tij. Mësohet se ai dërguar menjëherë në spital, ku dhe po merr mjekime.
Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.
“Rreth orës 09:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi 49-vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kryente punime në çatinë e banesës së tij, në lagjen “Vojo Kushi”.’– njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.