E rëndë në Sarandë/ Ndërron jetë 41-vjeçarja, dyshohet se është vetëhelmuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 41-vjeçare nga Finiqi, ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht, dyshohet se gruaja është vetëhelmuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja A. G., 41 vjeçe, banuese në Finiq, e cila dyshohet se është vetëhelmuar. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 41-vjeçarja ka humbur jetën”, njofton policia.


Shtuar 21.03.2024 15:25