E rëndë në Pogradec, 46-vjeçari gjendet i vdekur përpara banesës së tij, për ҫfarë dyshohet

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec. Shtetasi S. O., 46-vjeç, është gjetur pa shenja jete përpara banesës së tij nga familjarët, ku dyshohet të jetë vetëvarur

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari S. O., 46-vjeç, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46-vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 28.05.2024 08:16