E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

Në bllokun nr. 2 të qytetit të Maliqit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Fqinjët njoftuan policinë pasi prej disa kohësh nuk e kishin parë dhe nuk merrnin përgjigje nga ajo.

Shërbimi zjarrfikës i bashkisë Maliq ka hapur derën e banesës, ku u konstatuan kushtet e viktimës.

Mendohet se e moshuara ka ndërruar jetë të paktën dy javë më parë. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Shtuar 14.03.2026 14:05