Një ngjare e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd.
Një grua është dhunuar në fshatin Xhyrë të njësisë Administrative Hotolisht.
Bëhet fjalë për shtetasen Violeta Muçaku nga Xhyra e cila është goditur me sende të forta.
Pas plagëve të marra, Muçaku është dërguar me urgjencë në spitalin e Librazhdit.
Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Agim Facja.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për ujin e pijshëm./Albeu.com./