Mbrëmjen e djeshme, një 14-vjeçar është goditur për vdekje me thikë në Prizren. Autor i dyshuar është një 17-vjeçar, i cili është arrestuar.
I mituri u dërgua në spital menjëherë, por nuk mundi të mbijetojë.
Të lidhura
None found
“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17 vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale”, thuhet në njoftim.
Ndaj autorit rëndojnë veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk bëhen me dije ende.
