Një 46-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është goditur me sëpate ne këmbe dhe në krahë nga një burrë tjetër.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për një femër ku autori dhe i plagosuri i përkasin komunitetit egjyptian.
Nuk zgjati shumë kërkimi për autorin e ngjarjes ku pas një ore shtetasi me iniciale E.B është arrestuar nga policia.
“Gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve./albeu.com