Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 14-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë. Policia njofton se baba i foshnjes është një 21-vjeçar, Dritson Kurti, i cili është vënë në pranga.
Ky i fundit ka pranuar atësinë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie s**suale ose h**ksuale me të mitur”.
Nga ana tjetër, burime të sigurta bëjnë të ditur se 14-vjeçarja, është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj.
14-vjeçarja e pyetur nga policia ka bërë me dije se bashkëjetesa, por dhe marrëdhëniet s**suale me 21- vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj.
“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21-vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie s**suale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njofton policia.