E rëndë në Itali, 55-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Asola të Italisë, ku një punëtor 55-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën në vendin e punës.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ai ishte duke kryer disa punime në një shtëpi, kur në rrethana ende të pa qarta për autoritetet është rrëzuar nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Një rrëzim në 4 metra lartësi i dha një goditje fatale pas koke, ku fatkeqësisht rezultoi fatale.

Në vendin e ngjarjes përveç mjekëve u paraqit menjëherë edhe policia, për të rindërtuar një tjetër skenë tragjedie në vendin e punës në Itali.

Autoritetet vendase theksuan vetëm 1 javë më parë se për sa i përket dy muajve të parë të vitit 2024… “ Raportet e aksidenteve fatale në punë në dy muajt e parë të 2024 ishin 119, 19 më shumë se 100 të regjistruara në të njëjtën periudhë të 2023 , pesë të tjera  se 2022, 15 më shumë se 2021, 11 më shumë se 2020 dhe dy më pak se 2019.

Në nivel kombëtar, të dhënat e mbledhura në shkurt të çdo viti nxjerrin në pah për dy muajt e parë të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, një rritje në të dyja rastet gjatë punës, nga 73 në 91, dhe në ato që udhëtojnë (nga 27 në 28).


Shtuar 17.04.2024 10:17