E rëndë në Greqi, nënë e bir gjenden të lidhur me litar brenda makinës të fundosur në det

Një histori dramatike duket se fshihet pas vdekjes së një gruaje 72-vjeçare dhe djalit të saj 50-vjeçar, trupat e të cilëve u nxorën pasditen e së hënës nga një makinë që ra në det, në Neoi Epivates të Selanikut.

Siç doli nga marrja e dy trupave, nënë e bir ishin të përqafuar me njëri-tjetrin pranë timonit të makinës. Përveç kësaj, ata duket se kanë ngarkuar në pjesën e pasme të makinës me thasë të mbushur me rërë.

Siç shkruajnë mediat vendase, pas tragjedisë së ndodhur sot, qëndron një dramë e patreguar. Dy vite më parë, vëllai o 50-vjeçarit dhe djali i 72-vjeçares i kishte dhënë fund jetës. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, babai i familjes ka ndërruar jetë duke mos duruar dhimbjen. Sot, siç duket gjithçka, nënë e bir vendosën të shkruanin epilogun e kësaj tragjedie familjare. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupat e dy personave nuk ka shenja dhune.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas orës 14:00 në Neos Epivates. Sipas dëshmitarëve okularë, makina teksa po lëvizte në rrugën bregdetare, ka ndaluar për pak kohë dhe më pas drejtuesi i mjetit ka shtypur gazin dhe e ka hedhur në det.

Efektivët e Rojës Bregdetare, EMAK, Policisë dhe Zjarrfikësve, të mbërritur në vendngjarje, kanë nisur një aksion për lirimin e personave dhe nxjerrjen e makinës nga fundi i detit./albeu.com