Një 63-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Fierit, për shkak të konsumimit të fotoksinës.
Burime nga policia bëjnë me dije se ai ishte transportuar nga familjarët, pasi kishte konsumuar fotoksinë, por për fat të keq mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.
“Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë”, bën me dije policia.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.