E rëndë në Fier, djali plagos me thikë nënën e tij dhe zhduket, 50-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Patos, ku djali ka plagosur me thikë nënëe tij në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tyre.

E plagosura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mbetet ende të paqarta rrethanat.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Fier Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit. /albeu.com